Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku sot i ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që do të jenë pjesë e dy ndeshjeve ndaj Kroacisë dhe Finalndës të vlefshme për Botërorin Rusi 2018.
Ardin Dallku dhe Erton Fejzullahu janë dy emrat e rinjë në listën e re të Bunjakut, të cilët janë ftuar për herë të parë në përfaqësusen e Kosovës. Në ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Finlandës do të mungojnë Herolind Shala, Alban Pnishi, Fidan Aliti, Fanol Përdedaj dhe Avni Pepa.
Kosova ndeshjen e parë e luan në transfertë ndaj Kroacisë me 2 shtator, ndërsa 3 ditë më vonë pret Finlandën në “Loro Boriçi” të Shkodrës.