Ish-kampioni i Botës, braziliani Bebeto vjen te Partizani

Skuadra nga superliga shqiptare, Partizani ka bërë një tjetër goditje të bujshme duke afruar një kampion bote në skuadër. Pas Luçiano Moxhit, te të kuqtë është afruar edhe ish-sulmuesi i Brazilit, Hoze Roberto Gama de Oliveira, ose siç njihet nga të gjithë, Bebeto.

Ish kampioni i Botës me Brazilian, i ka siguruar Partizanit bashkëpunim me një nga akademitë më prestigjioze të Brazilit, prej së cilës kanë dalë yje të futbollit ndërkombëtar.

Mesa duket marrëveshja për të afruar lojtarë të nivelit të lartë ka arritur akordin mes klubit të kuq dhe Bebetos.

Ish-kampioni i Botës ka ardhur në Shqipëri me ftesën e presidentit të kuq, Gaz Demi.

Leave a Reply