Treshja e frikshme e PSZH-së demoloi Metzin e Ivan Balliut (VIDEO)

Treshja fantastike e Paris Sen Zhermenit, Nejmar-Kavani-Mbape realizoi katër nga gjithsej 5 golat e shënuar në përballjen në transfertë ndaj Metzit të Ivan Balliut, i cili bashkë më shokët e tij thjesht nuk gjeti kundërpërgjigje për futbollistët e disponuar të PSZH-së, të cilët vazhduan pa gabim në elitën e futbollit francez.

Fitorja e sontme e të besuarve të trajnerit Unaj Emeri, ishte e 5-ta nga po aq ndeshje, duke kryesuar tabelën e klasfikimit, para Monakos që ka edhe një ndeshje më pak.

Golat nga Kavani (31’) dhe Mbape (59’) bënë të pavlefshëm barazimin e përkohëshëm të Riviere (37), duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me shifrat 2:1 në favor të parisienëve. Pjesa e dytë në tërësi foli për PSZH-në, skuadër kjo e cila realizoi 3 gola të tjerë, me autorë Nejmar (69’), Kavani (75’) dhe Lukas Moura (87’).

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, ashtu si zakonisht, e nisi ndeshjen titullar, duke dhënë kontributin e tij maksimal, mirëpo kundrejt yjeve të Paris Sen Zhermenit, mundësitë e Metz ishin aq, për më tepër, pasi kjo skuadër nga minuta e 56-të luajti me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Asua Ekoto.

Leave a Reply