“Covid 19” shuan ëndërrën e Uzunit për të luajtur në “Kamp Nou” kundër Barceloëns!

Myrto Uzuni ka rezultuar pozitiv me COVID-19! Ky virus, tashmë i përhapur një kohë më të gjatë në gjithë rruzullin tokësor ka kapluar edhe sulmuesin shqiptarë të Ferencvaroshit, duke i shuar ëndërrën këtij të fundit që të luaj një ndeshje zyrtare në impiantin e bukur “Kamp Nou” përballë një Barcelone gjigande.

Uzuni është zhdukur nga radarët që kur u largua nga grumbullimi i përfaqësueses për një dëmtim vetëm 2 ditë para udhëtimit drejt Kazakistanit për ndeshjet ku ai ishte parashikuar titullar.

Lojtari nuk figuronte në grumbullimin me skuadrën për ndeshjen ndaj Kisvarda në kampioantin hungarez të premten dhe ka munguar në stërvitje gjatë këtyre ditëve. Si rrjedhojë, ai nuk iu bashkua ekipit që udhëtoi drejt Barcelonës për Ligën e Kampioneve.

VIP Sport mësoi se shkak për këtë mungesë nuk është dëmtimi, por fakti se lojtari ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, që i heq një mundësi të artë për të treguar veten përballë një prej ekipeve më të forta në botë.

Ndryshe Uzuni kishte qenë një nga figurat kryesore në kualifikimin e Ferencvarosh në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, pasi me golat e tij ndaj Dinamos së Zagrebit dhe Molde, skuadra e njohur hungareze pas plotë 30 vitesh u rikthye të luaj në ligën më prestigjioze europiane në nivel klubesh.

Leave a Reply