Probleme për Zekirja Ramadanin te Prishtina, i lëndohet ylli i skuadrës!

Prishtina në fundjavë shënoi fitore 4:0 përballë Besës nga Peja, mirëpo pasojat e kësaj fitore skuadra nga kryeqendra kosovare, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, i ka paguar pas ndeshjes, kur edhe zyrtarisht është mëduar shkalla e dëmtimit të mesfushorit, Sabien Lilaj, transmeton “infOSport.mk”.

Lilaj kishte pësuar një lëndim që në minutën e 37-të në ndeshjen kundër Besës, me ç’rast ishte zëvendësuar me Qendrim Zybën.

Pas kontrollit të detajuar mjekësor, është konstatuar zgjatja e muskulit, duke bërë që mesfushori nga Shqipëria ti mungojë Prishtinës për dy javët e ardhshme.

Kështu Zekirja Ramadani nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tij për ndeshjet kundër Feronikelit si mysafir dhe kundër Gjilanit në shtëpi, ndërsa i njëjti pritet të kthehet për super derbin kundër Ballkanit në kuadër të javës së 9-të.

Kujtojmë Prishtina pas 6 xhirove të para ku ka zhvilluar 5 ndeshje, mban pozitën e katërt me 8 pikë, 8 më pak se lideri aktual, Ballkani, që njëherit ka edhe një ndeshje më shumë.

Sabien Lilaj mungon dy javë Mesfushori ka zgjatur muskulinPrishtinë, 19 tetor 2020 – Prishtina të shtunën ka…

Публикувахте от FC Prishtina в Понеделник, 19 октомври 2020 г.

Leave a Reply