Shkëndija tenis ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar një fitore shumë më të lehtë se sa pritej në derbi ndeshjen e javës së 5-të në elitën e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani me rezultat tenistik, 6:2 mundën Rabotniçkin në stadiumin e Gjorçe Petrovit, aty ku ditë më parë këto dy skuadra në kuadër të 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë barazuan me rezultatin 1:1.

LPFM, JAVA VRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 0:1 (F. Hasani 7' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.

Fitoren e Shkëndijës e paralajmëroi kapiteni Ferhan Hasani me golin e realizuar nga pika e bardhë vetëm pas 7 minutave lojë.

LPFM, JAVA VRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 0:2 (T. Iliev 16' ag.)

Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.

Nuk vonoi shumë dhe një autogol i Iliev bëri që Shkëndija të avansojë me rezultatin 2:0, ndërkohë pas një aksioni të bukur të skuadrës tetovare Bllagoja Todorovski në minutën e 34-të edhe për herë të tretë arriti që të shënojë në rrjetën e “romantikëve”.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLLPFM, JAVA VRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 0:3 (B. Todorovski 34')

Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.

Vendasit 4 minuta më vonë përfituan një penalti në zonën kundërshtare, të cilën në gol e shndërroi Kire Markoski në minutën e 38-të, teksa ishin “romantikët” ata të cilët pas 8 minutave lojë në pjesën e dytë realizuan edhe golin e dytë, duke sjellë paqartësi, mirëpo vetëm për një moment, pasi  në vazhdim Shkëndija gjithçka vendosi në kontroll.

LPFM, JAVA VRABOTNII – SHKËNDIJA 1:3(K. Markoski 38' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.

Autorë i golit të dytë për Rabotniçkin ishte nigeriani Çinedu Çarls, i ardhur nga Skënderbeu i Korçës, i cili mjaft mirë shfrytëzoi gabimin e mbrojtësve të Shkëndijës, duke shënuar një super gol nga distanca.

LPFM, JAVA VRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 2:3(Ç. Çarls 53')

Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.

Megjithatë kjo ishte e tëra që mundën të bëjnë të përzgjedhurit e trajnerit Viktor Trenevski, pasi deri në mbyllje të takimit, ishte vetëm Shkëndija ajo që shënonte, duke shtuar në këtë mënyrë edhe tre gola të tjerë.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 2:4 (A. Alimi 56')

Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.

Armend Alimi me një goditje nga distanca në minutën e 56-të shënoi edhe golin e katërt për Shkëndijën, futbollistët e së cilës skuadër pas një aksioni mirë të organizuar në minutën e 74-të, i mundësuan kapitenit të tyre Ferhan Hasani të shënojë edhe golin e dytë personal dhe të pestin për Shkëndijën.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 2:5 (F. Hasani 74')

Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.

Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Rabotniçki 2, Shkëndija 6, e vendosi rezervisti Shefit Shefiti, i cili pas një kombinimi të mirë me Besart Ibraimin 7 minuta para fundit të takimit me kokë shënoi edhe golin e 6-të në rrjetën e Shishkovskit.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 2:6 (Sh. Shefiti 83')

Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.

Me këtë fitore Shkëndija kryeson tashmë bindshëm renditjen tabelare me 13 pikë, 5 më shumë se dy ndjekësit më të afërt Pelisteri dhe Akademija Pandev që kanë nga 8 pikë, ndërohë Vardari pas barazimit të sotshëm me Skopjen në transfertë pozicionohet në vendin e katërt me 7 pikë të tubuara.

Në dy ndeshjet tjera të kësaj jave, Shkupi në Kratovë realizoi një fitore të madhe ndaj Sileksit, teksa Pobeda dhe Akademija Pandev barazuan me rezultatin 2:2.

 

LPFM, Java V
E diel:
RABOTNIÇKI – SHKENDIJA  2:6
SILEKSI – SHKUPI 0:1
SKOPJE – VARDARI 1:1
POBEDA – AKADEMIJA PANDEV  2:2
E shtunë:
RENOVA – PELISTERI 1:1

Leave a Reply