Taipi: Jemi në formë të mirë, duhet të fitojmë ndaj Skopjes

FC Shkupi të mërkurën në Çair do të pret Skopjen në kuadër të xhiros së 6-të në elitën e futbollit vendor. “Bardheblutë” në fundjavë shënuan fitore të rëndësishme në Kratovë ndaj Sileksit, ndërsa në përballjen e nesërme përsëri pretendojnë fitore.

 “Mendoj se në ndeshjen e nesërme duhet të fitojmë, jemi në një formë shumë të mirë dhe në të njëjtën kohë kemi shënuar dy fitore, që kanë shtuar dhe motivim edhe të vet ekipi. Padyshim se kjo ndeshje është me shumë përgjegjësi dhe duhet që të qëndrojmë me këmbë në tokë. “Skopje” nxori barazim ndaj Vardarit dhe nuk është skuadër që duhet nënvlerësuar, por edhe përkundër këtij fakti ne nuk i trembemi asnjë skuadre. Fitorja është obligim edhe për shkakun se luajmë në fushën tonë, ndërsa si zakonisht pran nesh do të kemi “Shvercerat”, të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë. Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe besojmë ne suksesin e radhës”,  është shprehur mesfushori Shqiprim Taipi për sajtin zyrtar të FC Shkupit.

Ndeshja Shkupi-Skopje do të luhet nesër në stadiumin e Çairit me fillim në orën 15:30.

Leave a Reply