Kristiano Ronaldo, 18 gjuajtje, asnjë gol këtë sezon në La Liga

Kristiano Ronaldo nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri në La Liga. Ylli portugez ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, edhe përkundër 18 tentativave të tij drejt portave kundërshtare.

Të shtunën ndaj Deportivo Alaves Ronaldo zhvilloi vetëm ndeshjet e tij të dytë, pas asaj me Betisin. Dje ai tentoi në 12 raste që të zhbllokohej, por portieri i vendasve ishte i vështirë për t’u kaluar.

Portugezi shihet si favorit për fituar edhe për herë të pestë çmimin për “Topin e Artë” që jepet nga France Football, por e ka nisur sezonin në një mënyrë aspak pozitive pas 5 javëve pezullim nga Komisioni i Disiplinës kur në ndeshjen e SuperKupës së Spanjës ndaj Barcelonës e kishte shtyrë me duar arbitrin kryesor Bengoetxea.

Leave a Reply