Florent Osmani udhëhoqi EuroMilkun drejt fitores ndaj Zajazit

EuroMilku ka shënuar fitore me rezultatin 2:1 ndaj Zajazit në ndeshjen e javës së 6-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim. Edhe pse skuadra kërçovare gjatë 45 minutave të para avansonte ndaj skuadrës shkupjane, në fund të besuarit e trajnerit Ismail Ismaili nga Shkupi u larguan kokëulur, njofton “infOSport.mk”.

Agon Hashimi ishte futbollisti që kaloi në epërsi Zajazin me golin e shënuar në minutën e 36-të, ndërkohë edhe njëherë tjetër Florent Osmani u tregua deçiziv te EuroMilku, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 58-të. Për Osmanin ishte ky goli i tretë i shënuar me petkun e skuadrës së EuroMilkut, fitoren e së cilës skuadër ndaj Zajazit ia siguroi Ivan Galevski me golin e realizuar në minutën e 73-të.

Ndryshe pjesë e kësaj fitore të EuroMilkut përveç Florent Osmanit, ishin edhe kapiteni Burhan Aliji, Xhihan Seferi, Gent Bislimi dhe Arbnor Jahiji.

Me këtë fitore EuroMilku arriti në kuotën e 10 pikëve, duke u pozicionuar për momentin në vendin e katërt, derisa Zajazi mbetet në kuotën e 5 pikëve, duke u renditur në pozitën e 7-të.

Leave a Reply