Lamtumira e Lorik Canës (VIDEO)

Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana ka dhënë lamtumirën e fundit nga futbolli me kombëtaren shqiptare në një ceremoni të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit sonte në ndeshjen që “kuqezinjtë” po e zhvillojnë në këto momente përballë Italisë.

Ai zbriti në fushë së bashku me djalin e tij të vogël Boiken, teksa mori vlerësimin nga presidenti Duka, ndërkohë që më pas tifozët shpalosën një flamur gjigant me emrin e tij.

Cana është shfaqur i emocionuar, teksa është futbollisti që ka luajtur me shumë ndeshje me kombëtaren shqiptare. Ai ka zhvilluar plotë 93 ndeshje me fanellën “kuq e zi”, më shumë se çdo kush tjetër, ndërsa gjatë vitit të kaluar ai bëri ëndërrën realitet, duke luajtir në Kamionatin Evropian të Francës, aty ku u zhvillua si futbollist.

Leave a Reply