Falë fitores 2:1 ndaj Kongos gjatë ditës së djeshme, kombëtarja futbollistike e Egjiptit pas plotë 28 viteve arriti të kualifikohet në një Botëror, duke bërë që festa në këtë shtet afrikan të shpërthejë dhe të festohet deri në orët e mëngjesit.
Pikërisht rreth kësaj feste dhe gjithë asaj që mbizotëroi mbrëmë nëpër rrugët e kryeqendrës egjiptiane, Kajro, për “infOSport.mk” foli ish futbollisti i Rabotniçkit, Bojan Najdenov, i cili këtë verë nga rradhët e skuadrës shkupjane u transferua te skuadra egjiptiane e Smuha që garon në Superligë.
“Një erupcion i vërtetë ndodhi këtu. Me mijëra qytetarë nëpër rrugë festonin me flamuj dhe këngë, që zgjati deri në orët e mëngjesit. Sinqerisht nuk e di sa e kam larg stadiumin “Borg el Arab” në të cilin u zhvillua ndeshja e djeshme, edhe pse e di që nuk e kam edhe shumë afër, mirëpo mund të them se gjatë shënimit të golit të parë, e veçanërisht të golit të fitores në minutën e 95-të, gëzimi dhe festa e tifozëve dëgjoheshe edhe deri tek unë në banesë, thuajse ndeshja po zhvillohej para ndërtesës sime” – komentoi ngjarjet e mbrëmshme enkas për “infOSport.mk”, Bojan Najdenov, i cili gjithashtu foli edhe adaptimin dhe ecurinë me ekipin e tij, Smuha.
“Adaptimi nuk ka qenë edhe shumë i lehtë, mirëpo rezultatet që po i arrijmë në këtë fillim sezon kanë bërë që atmosfera në klub të jetë shumë pozitive, ndërsa një gjë e tillë ka ndikuar shumë pozitivisht edhe tek unë. Për shkak dokumentacionit nuk kam luajtur vetëm në ndeshjen e javës së parë, ndërsa në tre ndeshjet e fundit kam pasur rastin të inkuadrohem në lojë nga bankina, ashtu që shpresoj që në ndeshjen e rradhës të luaj si titullarë” – tha Najdenov, i cili foli edhe për ndeshjen e rradhës që i pret si dhe për cilësinë e kampionatit elitarë të Egjiptit.
BOJAN NAJDENOV TRANSFEROHET NË EGJIPT
“Kampionati i Egjiptit është një kampionat shumë i rëndë, ku luhet një futboll shumë i shpejtë, i fortë dhe shumë dinamik. Në kuadër të javës së 5-të luajmë në teren vendas, ku shpresojmë në një fitore të radhës, ndërsa me atë të konfirmojmë edhe fitoren e vështirë gjatë javës së kaluar ndaj skuadrës së Digla, që udhëhiqet nga ish sulmuesi legjendarë i Egjiptit, Ahmed Mido” – u shpreh Najdenov.
Ndeshjen e rradhës ish “romantiku” me skuadrën e Smuha do ta zhvillojë kundër skuadrës së Petrojet në teren vendas. Pas 4 xhirove të para Smuha ka arritur dy fitore dhe dy barazime dhe aktualisht me 8 pikë mban pozitën e 5-të në renditje, me vetëm dy pikë më pak se skuadra kryesuese e Arab Contractors.