FSHF organizon sonte në takimin Shqipëri-Itali ceremoni lamtumire për Lorik Canën

Ndeshja me Italinë nuk është e rëndësishme vetëm nga ana sportive, pasi ndeshemi për herë të parë në Shqipëri me ta, por sepse ajo përkon edhe me lamtumirën nga futbolli i luajtur për Lorik Canën, kapitenin legjendë të skudrës që shkoi për herë të parë në Evropian.

Rrugëtimi i tij prej më shumë se 13 vjet me kombëtaren përfundoi pikërisht një vit më parë, në majën e Evropës, në finalet e të parit Evropian për Shqipërinë, por Lorik Cana e ka shkruar emrin e tij mes legjendave të futbollit shqiptar.

Futbollisti që i dha vlerë statusit të kapitenit i ka varur këpucët në gozhdë dhe sot në nder të tij Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të organizojë një ceremoni speciale lamtumire nga futbolli.

Cana u bë pjesë e kombëtares në pranverën e vitit 2003, kohë në të cilën skuadra drejtohej nga Brigel. Në karrierën e tij të gjatë Cana luajti në kampionatet më të rëndësishme të Evropës, për të nisur me një testim te Arsenali që kur ishte 16 vjeç, e për të vijuar më pas në Francë me PSG e Marseille, ku në moshën 23 vjeçare u bë kapiten i skuadrës. Në vitin 2009 u transferua në Angli te Sunderland dhe një 1 vit më pas në kampionatin turk me Gallatasaray. Nga viti 2011-2015 Cana ishte pjesë e Lazios në Itali, ndërsa karrierën e mbylli në Francë në radhët e Nantes.

Me ekipin kombëtar, Lorik Cana numëron 93 prezenca, më shumë se çdo futbollist tjetër shqiptar.

Leave a Reply