Ezgjan Alioski pushon këtë fundjavë, nuk luan ndaj Reding

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski nuk do të luajë këtë fundjavë në Çampionship për skuadrën e tij Lids Junajted, me këta të fundit që përballen me skuadrën Reding.

Mediat britanike bëjnë të ditur, se Lids Junajtedi dëshiron që Alioski të pushojë këtë fundjavë, pasi vjen nga dy ndeshje shumë të rëndësishme që luajti me Maqedoninë ndaj Italisë dhe Lihteshtajnit, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018.

Alioski kishte paraqitje të mira në këto dy ndeshje, ndërsa ishte asistues edhe në golin e Visar Musliut ndaj Lihteshtajnit. Kujtojm që Alioski u la në pushim nga trajneri Kristijansen edhe në dy ndeshjet paraprake kur Maqedonia luajti me Izraelin dhe Shqipërinë.

 

Leave a Reply