Sot 21 vite më parë “Fenomeni” shënoi golin më të bukur në karrierë (VIDEO)

Sot po bëhen saktësisht 21 vite, nga dita kur fenomeni brazilian, Luis Nazario da Lima Ronaldo shënoi atë që konsiderohet si goli i tij më i bukur i shënuar ndonjëherë.

“Fenomeni” gjatë karrierës së tij ka shënuar mjaft gola të bukur, qofshin ato me fanellat e skuadrave si Kruezeiro, Barcelona, Inter, Real Madrid, Milan apo edhe me Brazilin.

Në nivel të klubeve, dy herë fituesi i “Topit të Atë”, ka shënuar plotë 352 gola, teksa me Brazilian në 98 paraqitje kishte realizuar 62 gola.

Por kur jemi duke folur për golat më të bukur të shënuar nga ana e tij, “fenomeni” golin e tij më të mirë ndonjëherë e shënoi ndaj Kompostelas në vitin 1996, në një ndeshje kampionale, në të cilën Barcelona shënoi fitore me rezultatin 5:1.

Leave a Reply