Inter-Milan, shihni 5 golat më të bukur të “zikaltërve” në portën “kuqezi”

E diela në futbollin italian është e rezervuar për derbin e madh të Milanos, midis Interit dhe Milanit. Është pa dyshim kjo një ndeshje që mbart në vetvete shumë histori dhe emocione të mëdha në të dy krahët.

Sigurisht që edhe Interi ka shënuar gola mjaft të bukur në ndeshjet derbi me Milanin në vitet e fundit. Janë disa, por në 5-shen më të mirë janë përzgjedhur ata më të veçantët për nga mënyra e ekzekutimit.

I pari është goli i “Fenomenit” Ronaldo, i cili gjithashtu gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Milanin, ndërsa nga golat tjerë që janë pjesë e videos më poshtë, janë gjithashtu edhe ai i Palasios me finte si dhe golat e Stankoviç, Maikon dhe Kruz të shënuar me gjuajtje nga distanca.

5 golat më të bukur të Interit në ndeshjet derbi ndaj Milanit, mund ti ndiqni KËTU.

Leave a Reply