Renditja e FIFA-s, Maqedonia +18 vende, Shqipëria humb 5 vende

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka regjistruar një lëvizje pozitive prej 18 vendesh në renditjen më të re të FIFA-s, njofton “infOSport.mk”.

Falë barazimit 1:1 në Torino ndaj Italisë dhe fitores së thellë 4:0 ndaj Lihtenshtejnit në Strumicë, Maqedonia tashmë pozicionohet në vendin e 85-të.

Për dallim nga Maqedonia, Shqipëria ka shënuar rënie prej 5 vendesh, dhe tashmë “kuqezinjtë” ndodhen në pozitën e 71-të. Kjo zbritje në renditje ishte e pritshme, duke marrë parasysh dy disfatat e fundit në ndeshjet eliminatore, ndaj Spanjës dhe Italisë.

Nga përfaqësueset tjera që ishin pjesë e grupit “G” në eliminatoret e fundit për Botërorin “Rusi 2018”, Spanja renditet si e 8-ta, Italia zë vendin e 15-të, Izraeli mban pozitën e 82-të, ndërkohë Lihtenshtejni pozicionohet në vendin e 187-të.

Është Gjermania ajo që kryeson renditjen, para Brazilit dhe Portugalisë, ndërkohë në TOP 10 bëjnë pjesë edhe Argjentina, Belgjika, Polonia, Franca, Spanja, Kili dhe Peru.

Leave a Reply