Shkëndija falë Zahov kualifikohet në çerekfinale të Kupës (VIDEO)

Shkëndija është kualifikuar për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, duke iu falënderuar para së gjithash portierit Zahov, i cili me pritjen që e bëri në serinë e katërt të ruletit të penaltive, i siguroi skuadrës së tij një vend për në mesin e 8 skuadrave më të mira në vend, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1:1, ndërkohë pas ekzekutimit të penaltive Shkëndija ishte më e suksesshme, duke shënuar fitore me rezultatin 3:2.

Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales, ndeshja e kthimit GOLI I MARJAN RADESKIT NDAJ RABOTNIÇKITSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 1:0(M. Radeski 4')

Публикувахте от infosport.mk в 18 октомври 2017 г.

Rikujtojmë që edhe ndeshja e parë në Shkup mes këtyre dy skuadrave u mbyll me barazimin 1:1. Ishte Marjan Radeski, ai i cili paralajmëroi një fitore komode të Shkëndijës në këtë ndeshje me golin e hershëm në minutën e 5-të, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi edhe në vazhdim të ndeshjes, pasi Rabotniçki u tregua një skuadër mirë e organizuar që nuk kapotuloi para sulmeve të vendasve.

Madje në një rast, ata 10 minuta para fundit të takimit arritën që të barazojnë shifrat me super golin e shënuar nga ana e Hereras, i cili me të majtën e tij dërgoi një bombë të vërtetë në drejtim të portës vendase, duke mos i dhënë fare hapësirë portierit Zahov për të intervenuar.

RABOTNIÇKI BARAZON NDAJ SHKËNDIJËSSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 1:1 (Herera 80')

Публикувахте от infosport.mk в 18 октомври 2017 г.

Megjithatë numri 1 i Shkëndijës i solli fat skuadrës së tij në ruletin e penaltive, kur arriti që të ndal goditjen e Todorov në serinë e katërt, ndërkohë në serinë e tretë ishte me fat, pasi goditja e mbrojtësit Mitrev qëlloi traverzën.

SHKËNDIJA KUALIFIKOHET NË ÇEREKFINALE FALË PORTIERIT ZAHOVSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 1:1, (3:2 permes penaltive) Rezultati i pergjithshem 4:3(M. Radeski 5' – Herera 80')

Публикувахте от infosport.mk в 18 октомври 2017 г.

Në anën tjetër Besart Ibraimi ishte futbollisti i vetëm tek Shkëndija që nuk arriti që të realizojë gjatë serisë së dytë, teksa të saktë u treguan Hasani, Emini dhe Alimi. Në anën tjetër për “romantikët” të saktë ishin Bilali dhe Markoski.

Shkëndija Rabotniçki

 

Ruleti i penaltive

Ferhan HASANI GOL Amir BILALI GOL
Besart IBRAIMI X Kire MARKOSKI GOL
IZAIR EMINI GOL Dean MITREV X
Armend ALIMI GOL Mile TODOROV X

Leave a Reply