Sa e pafat Struga Trim Lum (VIDEO)

Në futboll ndonjëherë edhe fati luan rol shumë të madh. Pikërisht sot ai nuk ishte me FC Strugën, skuadër kjo e cila në momentet e fundit lëshoi nga duart e saj kualifikimin për në çerekfinale, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra strugane luajti vetëm baraz 2:2 ndaj Renovës, skuadër kjo e cila golin e kualifikimit e realizoi vetëm në minutën e 95-të.

Deri në ato momente Struga Trim Lum avansonte me rezultatin 2:1 dhe e kishte kualifikimin të sigurtë, duke pasur parasysh se në ndeshja e parë në Tetovë kishte përfunduar me rezultatin 3:2 në favor të Renovës.

Rikujtojmë edhe në atë ndeshje Struga Trim Lum ishte e pafat, pasi edhe përkundër avantazhit që kishte prej 2:0, në fund duheshe që nga Tetova të largohet duar bosh.

Ndryshe sa i përket takimit të sotshëm, ai nisi mirë për Renovën, që kaloi në avantazh vetëm pas 8 minutave lojë me anë të Fatjon Jusufit.

KUPA E MAQEDONISË, 1/8 E FINALES**************************STRUGA E PAFAT, ELIMINOHET FARE NE FUND NGA RENOVASTRUGA TRIM LUM – RENOVA 2:2

Публикувахте от infosport.mk в 18 октомври 2017 г.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 65-të, kur Flamur Tairi nga pika e bardhë shënoi për barazim të rezultatit, ndërsa nuk vonoi shumë dhe dy minuta më pas FC Struga falë golit të Altin Logës pas një aksioni të rrjedhshëm për herë të  parë arriti që të kalojë në avantazh përballë “gjipspunuesve”.

Goli i dytë dhe rezultati 2:1 në ato momente shihte Strugën të kualifikuar për në çerekfinale, mirëpo festën e tyre e prishi sulmuesi Valmir Nafiu me një gol të shënuar në minutën e 95-të.

Kobetiç degazhoi drejt gjysmëfushës së vendasve, ndërsa Mishkovski me kokë pasoi brenda zonës për ish sulmuesin e Shkëndijës, Nafiu, i cili në manirin e golashënuesve të mëdhenj shënoi për barazim të rezultatit, transmeton “infOSport.mk”.

Menjëherë pas këtij goli arbitri kryesor tregoi fundin e ndeshjes, për të shpërthyer më pas në festë futbollistët e Renovës, që bëhen skuadra e tretë nga Tetova, pas Teteksit dhe Shkëndijës që do të luajnë në mesin e 8 skuadrave më të mira në Kupën e Maqedonisë.

Leave a Reply