Formacionet zyrtare, Skënderbeu – Partizani i Beogradit

Sonte në “Elbasan Arena” Skënderbeu do të mirëpret Partizanin e Beogradit në kuadër të grupit “B” të Liga Evropa, ku në program janë ndeshjet e xhiros së tretë, njofton “infOSport.mk”.

Pak më parë trajnerët e të dyja skuadrave, Ilir Daja dhe Miroslav Xhukiç, një emër i njohur ky që nga koha kur si futbollist luante me Valencian në Spanjë, zbuluan formacionet e skuadrave të tyre, me të cilët do të zbresin në fushë.

Bazuar nga emrat që shihen më poshtë nuk ka asnjë surprizë në formacionet e të dyja skuadrave.

FORMACIONET ZYRTARE:
Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Muzaka, Dita, Taku, Vangjeli, Radas, Xhejms, Lilaj, Soue.
Trajner: Ilir Daja.
Partizani Beogradit: Stojkoviç, Tauamba, Vuliçeviç, Tosiç, Jankoviç, Soumah, Jevtoviç, Bilher, Miletiç, Mitroviç, Miletiç.
Trajner: Miroslav Xhukiç.

 

Leave a Reply