Real Sociedadi luan tenis me Vardarin, 0:6

Vardari ka pësuar edhe disfatën e tretë nga po aq ndeshje në kuadër të grupit “L”, kësaj rradhe përballë Real Sociedadit, skuadër kjo e cila në fund shënoi fitore të thellë 0:6, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndër disfatat më të rënda të kampionëve në fuqi të Maqedonisë, të cilët pas 3 ndeshjeve të zhvilluara kanë pranuar 14 gola, duke qenë të betonuar në fundin e tabelës së klasifikimit.

Oyarzabal shënoi golin e parë për skuadrën baske në këtë ndeshje, para se të niste shou i brazilianit Vilian Zhoze që realizoi plotë 4 gola të njëpasnjëshëm për rezlutat 5:0, teksa golin e fundit në rrjetën e Gaçevskit e realizoi de La Bella në minutën e fundit të takimit.

Adnan Janzuaj në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 57-të, duke zëvendësuar pikërisht autorin e golit të parë, Oyarzabal, ndërkohë po të njëjtin fat te Vardari pati edhe Besir Demiri, që nga ana e Çedomir Janevskit në lojë u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 73-të  në vend të Glishiç.

Rikujtojmë Vardari në xhiron e parë të këtij grupi po në Shkup kishte pësuar disfatë 0:5 nga Zeniti, që më pas në Norvegji të mundet nga Rosenborgu me rezultatin 3:1, me të cilin rezultat ata u mundën sonte në transfertën në Rusi përballë Zenitit që kryeson grupin L me pikë të plota, para Real Sociedadit që tashmë ka 6 pikë, ndërkohë Rosenborgu mbetet në kuotën e 3 pikëve.

Leave a Reply