Dinamo Kievi vetëm barazim ndaj Jang Bojs, ja si duket tabela e grupit “B”

Dinamo Kievi dhe Jang Bojsi kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e dytë të grupit “B” në kuadër të Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”. Mysafirët nga Zvicra edhe përkundër faktit se në dy raste avansonin përballë ukrainasve të Dinamo Kiev, në fund duheshe që të pajtohen me ndarjen e pikëve.

Figurë qendrore te Jang Bojsi ishte Asale, i cili realizoi të dy golat (17’, 39’), ndërkohë për skuadrën vendase realizuan Mbokani (34’) dhe Morozjuk (49’). 8 minuta para fundi të takimit Sanogo i Jang Bojs për shkak kartonit të dytë të verdhë duheshe që të lëshojë fushën e blertë.

Dinamo edhe përkundër këtij barazimi mbetet në krye të tabelës së klasifikimit me 7 pikë, 4 më shumë se skuadra e dytë në tabelë, Jang Bojsi, teksa në dy pozitat e fundit ndodhen Partizani dhe Skënderbeu që pas 3 xhirove të para kanë grumbulluar nga dy pikë.

Leave a Reply