Daja: Luajtëm mirë, kemi shanset tona për kualifikim!

Trajneri i Skenderbeut, Ilir Daja pas ndeshjes me Partizanin, është shprehur i kënaqur me lojën e treguar në fushë nga futbollistët e tij.

“Mendoj se luajtëm një ndeshje mjaft të mirë, duke pasur parasysh se si shkoi loja dhe çfarë kundërshtari kishim përballë. E kontrolluam mirë kundërshtarin dhe u munduam të bëjmë lojën, duke ia dalë në pjesën më të madhe të ndeshjes. Më vjen mirë edhe për rezultatin e Kievit, sepse na jep mundësi më të mëdha për të tentuar kualifikimin”, ësht shprehur Daja.

“Ne do të luajmë shanset tona për kualifikim, në të 3 ndeshjet e mbetura dhe shpresoj që të kemi edhe fatin me vete, për t’ia dalë me sukses. Nuk kam aspak frikë nga transferta e Beogradit, por edhe nga kundërshtarët e tjerë në grup, sepse kam besim se futbollistët që kam mund të përballen me këdo, si të barabartë. Unë uroj vetëm që të kem grupin e plotë në dispozicion, që të organizojmë më mirë ndeshjet, qoftë para, por edhe gjatë ndeshjes”,  ka përfunduar Daja.

Leave a Reply