Messi më i mirë se Ronaldo në  Evropë, e tregojnë statistikat

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi ka statistika më të mira se portugezi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo kur janë në pyetje garat evropiane.

Leo Messi me golin e shënuar në ndeshjen e së martës ndaj Olimpijakosit arriti në shifrën e 100 golave në garat Evropiane, prej tyre 97 në Ligën e Kampionëve dhe tri në Superkupën e Evropës.

Më shumë gola se Messi në Evropë ka vetëm Kristiano Ronaldo, i cili në total ka shënuar 113 gola.

Megjithatë sipas të përditshmes sportive “katalunase”, Mundo Deportivo, Messi ka tejkaluar Ronaldon, pasi sipas tyre argjentinasi shifrën treshifrore të golave në garat evropiane e ka arritur më shpejtë se sa ylli portugez.

Lionel Messit i janë nevojitur 122 ndeshje për të arritur 100 gola, kurse Ronaldos i janë nevojitur 143 ndeshje  për të shënuar 100 gola.

Leave a Reply