Disfata e thellë ndaj Sociedadit ka lënë pasoja te Vardari, humbin edhe nga Pobeda (VIDEO)

Disfata e thellë 6:0 të enjten nga Real Sociedadi në ndeshjet në grupe të Liga Evropa, si duket ka lënë pasoja të padëshiruara te skuadra e Vardarit, futbollistët e së cilës skuadër sot në ndeshjen e javës së 11-të në LPFM u mundën nga Pobeda në transfertë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Çedomir Janevski u mundën minimalisht 1:0 nga Pobeda në Prilep, duke humbur kështu ritmin me Shkëndijën, që në anën tjetër nuk lejoi ndonjë befasi përballë FC Shkupit.

Golin e vetëm dhe të fitores për Pobedën e realizoi Darko Ilieski në minutën e 77-të, kur mjaft mirë u gjind në zonën kundërshtare dhe me kokë realizoi në portën e Filip  Gaçevskit.

Falë kësaj fitore Pobeda tashmë me 12 pikë të grumbulluara renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Vardari mbetet në pozitën e dytë me 19 pikë, 9 më pak se Shkëndija e vendit të parë.

 

Leave a Reply