Vazhdon shkëlqimi i Eros Grezdës në Kroaci (VIDEO)

Eros Grezda vazhdon shkëlqimin e tij me fanellën e Osijekut në elitën e futbollit kroat, njofton “infOSport.mk”. Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, shënoi njërin prej dy golave në fitoren 2:1 të skuadrës së tij në transfertën ndaj kampionëve në fuqi të Rijekës.

Grezda realizoi në minutën e 62-të, kur arriti që të barazoj shifrat në 1:1 pas epërsisë së vendasve që e kishin arritur në minutën e 55-të me anë të Gavranoviç. Ndërkohë golin e fitore për Osijekun në këtë përballje e realizoi Petar Boçkaj me një super gol të shënuar nga gjuatja e lirë në minutën e 79-të.

Përveç Grezdës pjesë e Osijekut në këtë përballje ishte edhe futbollisti shkupjan Muzafer Ejupi, i cili në minutën e 89-të u ndëshkua me kartonë të verdhë, ndërsa vetëm një minutë më pas u zëvendësua nga Mariç, teksa në minutat shtesë trajneri i Osijekut nga loja largoi edhe shqiptarin e dytë, Eros Grezda, i cili u përshëndet me duartrokitje nga ana e tifozëve mysafir, transmeton “infOSport.mk”.

Përveç Grezdës dhe Ejupit, pjesë e këtij takimi ishte edhe Leonard Zhuta, që luajti për gjatë 90-të minuta me fanellën e Rijekës.

Vlen të ceket se për Osijekun ishte kjo fitorja e parë pas plotë 7 viteve në stadiumin e Rijekës.

Leave a Reply