LPFM, Java e 13-të nis me përballjen Renova – A.Pandev

Java e 13-të në elitën e futbollit vendor do të luhet e ndarë në dy ditë, konkretisht të shtunën dhe të dielën. Kjo javë nis me ndeshjen e nesërme midis Renovës dhe Akademia Pandev, për të vazhduar më pas të dielën edhe me katër përballje të tjera, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija në transfertën në Prilep do të kërkojë të bëjë atë që nuk mundi ta bëjë në Tetovë përballë Pobedës. Kjo skuadër është e vetmja që i kishte shkëputur pikë Shkëndijës në rrethin e parë të garave, kur në Tetovë kishte nxjerrë një barazim 3:3.

Me fitore eventuale të “kuqezinjëve”, këta të fundit do të mund të mburreshin me fitore ndaj të gjitha skuadrave në LPFM.

Shkupi pas fitores ndaj Pobedës, këtë javë do të ketë një transfertë të vështirë  ndaj Rabotniçkit në arenën “Filipi i Dytë”, Skopje ndaj Pelisterit do të kërkoj fitoren e parë të sezonit, ndërkohë në Kratovë mejdanin do të ndajnë Sileksi dhe Vardari. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë në ora 13:30.

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë

Java XIII

Renova 28.10. 13:30 A.Pandev
Skopje 29.10. 13:30 Pelisteri
Pobeda 29.10. 13:30 Shkëndija
Rabotniçki 29.10. 13:30 Shkupi
Sileksi 29.10. 13:30 Vardari

Leave a Reply