UEFA dënon Skënderbeun pak para ndeshjes me Partizanin e Beogradit

UEFA ka dënuar me një ndeshje pa praninë e tifozëve dhe plotë 60 euro gjobë skuadrën shqiptare të  Skënderbeut për shkak koreve raciste të tifozëve të kësaj skuadre në ndeshjen e 19 tetorit të zhvilluar në “Elbasan Arena” përballë Partizanit të Beogradit.

Ky vendim është marrë sot nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit evropian. Kësisoj Skënderbeu ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të grupit “B” të Liga Evropa ndaj Dinamo Kievit në “Elbasan Arena”  do të duhet ta zhvillojë pa praninë e tifozëve.

Do të jetë kjo njëherit edhe ndeshja e fundit që skuadra korçare do ta zhvillojë si vendas në kuadër të fazës në grupe, pasi ndeshjen e xhiros së fundit, do ta zhvillojë në transfertën në Zvicër kundër Jang Bojs.

Leave a Reply