Juve në bisedime me mesfushorin e Barcelonës!

Mesfushori i Barcelonës, Artur Melo, besohet se është duke negociuar me Juventusin për një transferim të mundshëm të tij në Torino. Braziliani besohet të jetë në listën e futbollistëve të cilët pritet që të largohen nga “Kamp Nou” gjatë afatit kalimtar të verës, duke i dhënë lejën që të fillojë negociatat për klub të ri.

“Mundo Deportivo” raporton se tashmë Juventusi është në bisedime të avancuara me mesfushorin brazilian, për shërbimet e të cilit po interesohen edhe Interi dhe Totenhami.

Megjithatë Juventusi shihet si favorit për nënshkrimin e Artur, teksa drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mund të joshin Barcelonën edhe me inkuadrimin e Miralem Pjaniç, i cili do të zbarkonte në “Kamp Nou”.

Ndryshe, Arthur Melo është pjesë e Barcelonës që nga viti 2018 dhe ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. Vlera e tij në tregun e transferimeve besohet të jetë rreth 56 milionë euro.

Leave a Reply