Skenderi vlerëson A. Pandev, por thotë se pikët mbesin në Tetovë

Sulmuesi i Renovës, Lavdrim Skenderi ka folur në prag të ndeshjes së fundjavës ndaj skuadrës surprizë të këtij sezoni në elitën e futbollit vendor, Akademia Pandev.  Sulmuesi shtatëshkurtë në mesjavë realizoi dy gola në fitoren 5:1 ndaj Skopjes, duke u rikthyer fuqishëm në fushat e futbollit pas asaj pauze prej gati dy muajsh për shkak të dëmtimit të ligamenteve të gjurit të djathtë. Skenderi thotë se vlerëson kundërshtarët, por sipas tij skuadra ka vetëm një objektiv, që të marrë 3 pikët.

“Do të jetë një ndeshje e njëjtë si ndeshjet tjera kampionale. Akademia Pandev po kalon në një formë të mirë, po nga ana tjetër edhe ne jemi duke ecur në formën e duhur. Do të jetë ndeshje e vështirë por besoj se fitorja do ngelet në Tetovë. Besoj se jemi përgaditur maksimalisht për këtë ndeshje, pasiqë e dimë rëndësinë e kësaj fitore” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” sulmuesi i Renovës, Lavdrim Skenderi, i cili në ndeshjen e së mërkurës realizoi dy gola në fitoren 5:1 të “gjipspunuesve” ndaj Skopjes.

Po pas atij lëndimi pas të cilit pauzova një kohë më të gjatë, u riktheva më mirë se kurrë, shënova 2 gola dhe kjo më motivon shumë më shumë për ndeshjen e radhës që përsëri të shënoj dhe shpresoj se do i’a arrijë qëllimit” – përfundoi intervistën me ne Skenderi.

Ndeshja midis Renovës dhe Akademia Pandev starton në ora 13:30, ndërsa do të jetë ndeshja e vetme e javës së 13-të që do të zhvillohet gjatë ditës së shtunë. Të gjitha ndeshjet tjera të kësaj jave në elitën e futbollit vendor zhvillohen gjatë ditës së diel.

Leave a Reply