Janevski: Luajtëm më mirë se ndeshjen e parë në Shkup

Pas disfatës 3:0 nga Real Sosiedati, trajneri i Vardarit, Çedomir Janevski ka folur në konferencën për shtyp, duke komentuar lojën dhe ka ururar ekipin spanjoll për fitoren.

“Dua që t’ua urojë fitoren Real Sosiedatit edhe pse mendojë që sonte luajtëm më mirë se në ndeshjen e zhvilluar në Shkup. Kishim organizim të mirë, deri te goli. E dinëm se do të luajnë me pasime, mirëpo nuk ishin të rrezikshëm sa në ndeshjen e parë. Kishim përmirësim në lojë, mirëpo disa detaje të vogla e vendosën ndeshjen”, ka thënë trajneri i Vardarit, Janevski.

Vardari ndeshjen e radhës në Liga Evropa e luan me Zenitin në fund të muajit nëntor.

Leave a Reply