Mbrojtësi francez i Olimpikut të Marsejës, Patris Evra ka registruar emrin e tij në historinë e Liga Evropa, mirëpo jo për të mirë. Ai u ndëshkua me karton të kuq ende pa filluar takimi midis skuadrës së tij dhe skuadrës së Vitoria Guimaresh, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë në kuadër të këtij kompeticioni, kur një futbollist përjashtohet me të kuq ende pa filluar ndeshja.
Çfarë ndodhi në realitet? Gjatë kohës kur francezi po bënte nxemjen e zakonshme para fillimit të ndeshjes, ai ishte fyer nga tifozët e Marsejës. Ish mbrojtësi i krahut të majtë të Juventusi pas gjithë atyre fyerjeve në një moment shpërtheu dhe u drejtua kah tifozët për të qeruar hesapet.
Të dyja palët shkëmbyen fjalë nga më të ndryshmet, ndërsa Evra u tregua i shkathët edhe në sportin e karatesë, duke e goditur në stilin “kung-fu” njërin prej tifozëve të skuadrës franceze që kishin udhëtuar për në Portugali në përkrahje të skuadrës së tyre, shkruan “infOSport.mk”.
Evra menjëherë u ndëshkua me kartonë të kuq nga ana e arbitrit Tamash Bognar, ndërsa një gjest i këtillë nga ana e ish mbrojtësit të kombëtares franceze na rikujton në atë “kung-fun” e famshme të Erik Kantona, një francezi tjetër i cili para shumë viteve goditi njërin nga tifozët e skuadrës Kristal Pallas, i cili vazhdimisht kishte fyer legjendën e Mançester Junajtedit.
Patrik Evra “Kong Fu” 😂😂
Публикувахте от infosport.mk в 2 ноември 2017 г.