Alkaser i mjaftoi Barçës për të mposhtur Seviljën në “Kamp Nou” (VIDEO)

Barcelona ka fituar tri pikë të rëndësishme në kampionatin spanjoll të La Ligës, duke triumfuar përballë Seviljës në “Kamp Nou” me rezultat 3:1. Ai që vendosi këtë përballje dhe që solli tri pikët për skuadrën katalanase, ishte Paco Alkaser, duke shënuar të dy golat në minutat 23 dhe 65, ndërsa golin për Seviljën e realizoi Pizaro në të 59-tën.

Me këtë fitore Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 31 pikë të tubuara, 4 më shumë se Valencia që ndodhet në vendin e dytë, me këta të fundit që pas vetës lënë Atletikon dhe Real Madridin.

Leave a Reply