Vëllazërimi vetëm barazim, Zajazi humbet në Shkup (VIDEO)

Vëllazërimi nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen e javës së 11-të në Ligën e Dytë – Perëndim. Skuadra kërçovare barazoi 1:1 si vendas përballë  skuadrës  shkupjane të Lokomotivës.

Ishte futbollisti shkupjan Leonard Kallaba në minutën e 38-të kaloi në epërsi skuadrën e Vëllazërimit, ndërkohë golin e barazimit për Lokomotivën e realizoi Dimkov në minutën e 62-të.

Vëllazërimi edhe përkundër këtij barazimi mbetet në  krye të tabelës së klasifikimit me 20 pikë, po aq sa ka edhe Struga Trim Lum në vendin e dytë, teksa Lokomotiva me 14 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Zajazi ka pësuar edhe disfatën e 6-të këtë edicion, duke u dorëzuar përballë Makedonija Gjorçe Petrovit në Shkup. Në këtë ndeshje vendosi goli i Bobi Bozhinovskit në minutën e 35-të, edhe pse mysafirët pretendonin për një ndërhyrje të palejuar.

Në ndeshjet tjera të kësaj jave Gostivari në transfertë mundi Novacin, Struga Trim Lum falë super golit të Arben Tafas me rezultatin minimal 1:0 shënoi fitore ndaj EuroMilkut, ndërkohë ndeshja midis Teteksit dhe Labunishtës u mbyll me barazim pa gola.

LDFM – Perëndim, Java XI

Makedonija Gj.P 1 : 0 Zajazi
Novaci 1 : 2 KF Gostivari
Struga Trim & Lum 1 : 0 Euromilku
Teteksi 0 : 0 Labunishta
Vellazerimi 1 : 1 Lokomotiva

Leave a Reply