Mark Markez shpallet kampion në MOTO GP

Andre Dovizioso nuk ka arritur që të bëjë mrekullinë në garën e fundit në “MotoGP”. Në garën për Çmimin e Madh të Valencias, Mark Markez është kurorëzuar për herë të katërt me titullin kampion në klasin më të lartë, pas titujve të fituar në vitet 2013, 2014 dhe 2016.

Sa i përket pilotit italian ai rrëshqiti duke i dhënë mundësi rivalit spanjoll që të bënte një garë të qetë për të siguruar titullin e radhës, i cili e rendit atë pas Rosit me 6 dhe Agostinit me 8 trofe të kampionit të botës.

Ndryshe fitues në garën e sotshme të Valencias doli të jetë Dani Pedrosa, i cili la pas Johan Zarkon me Yamahan, ndërsa kampioni i ri, Mark Markez e mbylli garën në vendin e tretë.

Me pikët e fituara sot, Markez arriti në kuotën e 298 pikëve, 37 më shumë se italiani Andre Doviciozo që duheshe të kënaqet me vendin e dytë në renditjen përfundimtare të këtij viti, teksa me 230 pikë Mavrik Vinales u rendit në vendin e tretë.

Ndërkohë në garën për konstruktorë Honda fitoi titullin duke grumbulluar 356 pikë, ndërsa në vendin e dytë pas tyre u rendit Jamaha me 321 pikë.

Leave a Reply