Bomba e Florentino Perez! 450 mln euro për të sjellë Nejmar në “Bernabeu”

Çmenduritë në futbollin e sotshëm modern nuk kanë të ndalur. Merkatoja e verës së vitit 2017-të solli super transferimin e shtrenjtë të Nejmar prej 222 milion euro, kur nga Barcelona u transferua te PSZH-ja, mirëpo si duket vera e vitit 2018-të do të jetë edhe më e nxehtë, kur janë në pyetje transferim të këtilla.

Sipas asaj që raporton gazeta e njohur spanjolle “Marca”, numri një i Realit të Madridit, Florentino Perez është i gatshëm që ti ofrojë PSZH-së një shifër marramendëse prej 450 milion euro, për të transferuar atë në “Santiago Bernabeu”.

“Galaktikët” kanë vendosur që të shpenzojnë 200 milionë euro për të nënshkruar me të dhe më pas 250 milionë euro të tjera do të jenë përfitime nga kontrata dhe bonuset e ndryshme.

Mbtetet të shihet nëse do të ndodh edhe një transferim i këtillë, edhe pse kur është në pyetje Reali, dhe për më shumë kur një informacion i këtillë del nga një gazetë prestigjioze e afërt me klubin “mbretëror”, atëherë gjithçka është e mundur.

Leave a Reply