Suedia në Botëror, trajneri suedez ftesë të hapur për Ibrahimoviç

Kualifikimi historik i Suedisë në kampionatin Botëror të Rusisë, ka bërë që në vendin nordik të shpërthejë festa.

Eliminimi i Italisë, nuk ishte i lehtë, ndërsa trajneri Jann Anderson që tani ka filluar të mendojë për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Rusi, ku ka dhënë edhe një mesazh për Ibrahimoviç, i cili është tërhequr nga Kombëtarja.

“Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe futbollistët e mi janë heronj sot. Loja kolektive ishte ajo që bëri të mundur kualifikimin. Skuadra ime tashmë ka një stil loje. Sa për Ibrahimoviç ai është një lojtar i madh dhe do të ishte fantastike nëse do të vinte me ne në Rusi. Por, kemi kohë për këtë dhe tani duhet të flasim për këtë ekip të mrekullueshëm”, – tha Anderson.

Leave a Reply