Me ndeshjen midis Perusë dhe Zelandës së Re edhe përfundimisht bota e futbollit mësoi emrin e udhëtuesit të fundit për në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Rusi, njofton “infOSport.mk”.
Ajo do të jetë kombëtarja e Perusë nga Kontinenti i Amerikës Jugore, që ngadhnjeu në ndeshjen e kthimit kundër Zelandës së Re me rezultatin 2:0.
Ky njëherit ishte edhe rezultati i përgjithshëm mes këtyre dy Kombëtareve, duke pasur parasysh se ndeshja e parë në Zelandën e Re ishte mbyllur me barazim pa gola. Në këtë mënyrë Peruja u bashkëngjitet 31 kombëtareve tjera, që pjesëmarrjen e tyre e kishin siguruar më herët.
|
32 Kombëtaret e kualifikuara për në KB “Rusi 2018” |
| EUROPA: |
| Rusia, Belgjika, Gjermania, Anglia, Spanja, Polonia, Islanda, Serbia, Portugalia, Franca, Kroacia, Suedia, Zvicra, Danimarka. |
| AMERIKA E JUGUT: |
| Brazili, Uruguai, Kolumbia, Argjentina, Peruja. |
| CONCACAF: |
| Meksika, Kosta Rika, Panamaja. |
| AFRIKA: |
| Egjipti, Senegali, Maroku, Tunizia, Nigeria. |
| AZIA: |
| Irani, Japonia, Koreja e Jugut, Arabia Saudite. |
| AUSTRALIA DHE OQEANIA: |
| Australia. |
