Zidan merr përgjegjësinë: Futbollistët nuk e kanë fajin!

Për eliminimin e turpshëm nga Leganesi në Kupën e Mbretit, trajneri i Real Madridit Zinedin Zidan merr përgjegjësinë përmbi vete.

“Pasi fituam në ndeshjen e parë, luajtëm shumë keq në shtëpi. Mund të themi çfarë të duam, por kjo është një mbrëmje shumë e vështirë. Jam përgjegjës dhe shumë i mërzitur me veten për këtë që ndodhi. Sot jam unë ai që ka dështuar. Nuk mund të eliminoheshim me atë rezultat që kishim marrë në takimin e parë. Jemi shumë të zhgënjyer. Siç e thash, marr përgjegjësitë. Është momenti im më i vështirë. Nuk e kuptoj sesi ndodhi. Nuk jam i mërzitur me futbollistët, por me veten. Edhe pse kanë një pjesë të fajit, sepse ata luajnë në fushë, jam unë përgjegjësi”, ka thënë Zidan.

Leave a Reply