Interi fiton dhe merr kreun e “Serie A” (VIDEO)

Interi ka shënuar edhe fitoren e 11-të pas 14 xhirove të kaluara në Serie A, njofton “infOSport.mk”. Kësisoj “neroaxurët” vazhdojnë serinë e ndeshjeve pa humbje, ku kanë regjistruar edhe 3 barazime.

Të besuarit e trajnerit Luçiano Spaleti sonte mundën Kaljarin në transfertë me reuzltatin 3:1, ndërsa sërish më i merituar ishte kapiteni Mauro Ikardi, i cili realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë.

Golin e parë sulmuesi “zikaltër” e realizoi në minutën e 29-të, ndërkohë 7 minuta para fundit të takimit realizoi edhe golin vendimtarë të fitores. Një gol tjetër për Interin në këtë ndeshje realizoi edhe kroati Brozoviç (55’), edhe atë vetëm dy minuta pas inkuadrimit të tij në lojë, ndërkohë golin e vetëm për Kaljarin e realizoi Pavoleti në minutën e 71-të.

Falë kësaj fitore Interi tashmë kryeson renditjen me 36 pikë, një më shumë se Napoli që ka edhe një ndeshje më pak, ndërkohë Kaljari me 15 pikë renditet në pozitën e 13-të.

– Rastet dhe Golat e ndeshjes Cagliari vs Inter 1 – 3 #Amala

Публикувахте от Inter Club Ilirida – Zyrtare в 25 ноември 2017 г.

 

 

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply