Salah dënoi Çelzin, por Liverpulli sërish nuk mundi Çelzin (VIDEO)

Liverpulli dhe Çelzi kanë barazuar 1:1 në derbi ndeshjen e javës së 13-të zhvilluar në “Enfild Roud”, njofton “infOSport.mk”.

Me këtë barazim që të dyja skuadrat vetëm se u larguan edhe më shumë nga dy pozitat e para, që aktualisht mbahen nga dy skuadrat nga Mançesteri.

Mohamed Sallah dënoi ish skuadrën e tij, duke shënuar golin e avantazhit për Liverpullin në minutën e 65-të, teksa 5 minuta para fundit të takimit, Vilian, i cili u inkuadrua në lojë vetëm 144 sekonda më parë shënoi golin e barazimit.

Në këtë mënyrë Çelzi mbeti i pamposhtur edhe në vizitën e 6-të në “Enfild Roud”, pasi për herë të fundit ata kishin pësuar gjatë vitit 2012-të.

Ndërkohë në anën tjetër Liverpulli mbetet skuadra e vetme që nuk është mundur nga Çelzi i Antonio Kontes në ndeshjet e Premierligës.

Çelzi me këtë barazim mbetet në pozitën e tretë me 26 pikë, ndërkohë Liverpulli me 3 pikë më pak pozicionohet në vendin e pestë.

Leave a Reply