“Tajsoni shqiptarë” përballë një 24 vjeçari me 22 dhjetor

Boksieri nga Gostivari, Nuri Seferi zyrtarisht ringut do t’i rikthehet me 22 dhjetor të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur vet Seferi në profilin e tij në “fejsbuk”, ndërsa detajet më të hollësishme rreth rikthimit të “Tajsonit shqiptarë” i solli portali kosovar, “indeksonline”.

Seferi me 22 dhjetori kundërshtar do të ketë gjerogjianin, Gogita Gorgiladze, me ndeshjen që do të zhvillohet në Hamburg të Gjermanisë. Gogita ka të zhvilluar 59 meçe, në të cilat ka shënuar 36 fitore dhe 20 humbje. Ndeshjen e fundit 24 vjeçari e ka të humbur nga Verner Kreiskot me 14 tetor.

Leave a Reply