Enis Imeri me 620 nxënës të karates në Gjermani

Shqiptarët nuk janë vetëm punëtorë të thjeshtë në vendet më të zhvilluara europiane, pasi gjithnjë e më shumë shfaqen shembuj me bashkëkombasit tonë që spikasin me suksese të rëndësishme në sfera të ndryshme. I tillë është kosovari Enis Imeri i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Ish-kampion i botës në karate, tani më trajner shumë i suksesshëm i këtij sporti marcial.

Imeri prej muajit shtator është emëruar seleksionues i përfaqësueses së karatesë së Gjermanisë, me të cilën fitoi edhe titullin e Kampionit të Botës. Shqiptari tani më disa vite po zhvillon talentët e ri, duke arritur të hapë edhe shkollën e tij të katërt të karatesë. Sot nën menaxhim të Imerit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë 620 nxënës të cilët zhvillojnë shkathtësitë e karatesë nga profesionistë të këtij sporti. Duke parë përkushtimin dhe profesionalizmin, pritet që nga shkollat e Enis Imerit të dalin kampionë të ri të këtij sporti.

Leave a Reply