Braziliani Lukas largohet nga Pelisteri, Shkëndija e pret krahëhapur

Një ndër brazilianët që lanë gjurmë me fanellën e Pelisterit në futbollin vendor, pa dyshim se është braziliani Lukas  Fereira Kardoso. Braziliani 23 vjeçar te skuadra nga Manastiri erdhi verën e vitit të kaluar nga skuadra braziliane e Rio Branko, ndërsa që në sezonin e tij të parë ai dëshmoi kualitetet e tij duke shënuar 11 gola në kampionat dhe duke fituar Kupën e Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë këtë sezon gjërat nuk po shkojnë mirë te Pelisteri, ashtu që braziliani Lukas ka vendosur që të largohet nga kjo skuadër, vetëm pas një viti e gjysmë, kjo më shumë për shkak krizës financiare që shpeshherë gjatë këtij sezoni ka kapluar “Të gjelbrit” nga Manastiri.

Ai për largimin e tij ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit, ndërsa një gjë të tillë me shumë vëmendje po përcjellë lideri aktual në futbollin vendor, Shkëndija.

Drejtuesit e kësaj skuadre e shohin atë si një përforcim shtesë në repartin e sulmit, ku do i bashkohej bashkëkombasit të tij, Stenio Zhunior, i cili gjithashtu në Tetovë kishte arritur nga rradhët e Pelisterit.

Megjithatë për të bërë për vete këtë super futbollist, Shkëndija do të duhet të bind atë me një pagë të majme mujore, ndërsa gjithashtu do të duhet të fitoj garën me Partizanin nga Superliga shqiptare, që gjithashtu te Lukas sheh një përfocim ideal për sulmin dhe konsolidimin e skuadrës për pjesën e dytë të sezonit.


PARTIZANI I TIRANËS NIS BISEDIMET ME NJËRIN PREJ BRAZILIANËVE TË PELISTERIT


 

Leave a Reply