Kampioni në momentin e duhur tregon dhëmbët, i shkakton disfatën e parë Napolit (VIDEO)

Juventusi ka fituar ndeshjen më të rëndësishme në edicionin e sivjetshëm në “Serie A”, duke mundur Napolin në derbi ndeshjen e javës së 15-të midis “Ssao Paolo”, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo një fitore që kthen Juven fuqishëm në garë për titullin e kampionit, duke pasur parasysh se fitorja e sontshme afron “Zonjën e Vjetër” në vetëm një pikë ndaj Napolit.

Ishte goli i ish “napolitanit”, Gonzalo Higuain në minutën e 13-të që vendosi fatin e fituesit në këtë ndeshje.

Për më tepër kjo fitore e “bardhezinjëve” fiton në peshë, pasi ishte kjo disfata e parë e Napolit këtë edicion.

Megjithatë skuadra “napolitane” edhe përkundër kësaj disfate vazhdon të kryesojë renditjen me 38 pikë, një më shumë se Juventusi i vendit të dytë.

Leave a Reply