Peroti përfshihet në një aksident të frikshëm automobilistik

Argjentinasi i Romës, Diego Peroti, i ka shëptuar për mrekulli një aksidenti automobolistik. Gjatë rrugës për në qendrën stërvitore të Romës, në Trigoria, automjeti i Perotit u përplas me një makinë tjetër dhe u përplas dhunshëm, duke u shkatërruar në pjesën e përparme.

Gjithsesi, Peroti ka shpëtuar mirë, aq sa më pas ka shkuar në Trigoria për të kryer stërvitje individuale.

Roma sot në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e javës së 15-të ndaj SPAL, në të cilën ndeshje Peroti megjithatë nuk do të luaj.

Leave a Reply