Shpëtim Duro i vë syrin edhe Ardian Cuculit

Edhe pse është nën kontratë me Shkëndijën, Ardian Cuculi shumë lehtë mund të ndodhë që të largohet nga skuadra tetovare në drejtim të Superligës shqiptare. Një gjë të tillë raportojnë mediat shqiptare, sipas të cilave është Flamurtari dhe trajneri Shpëtim Duro, që e dëshirojnë atë në Vlorë te skuadra e Flamurtarit.

Rikujtojmë vlonjatët e tentuan mbrojtësin edhe në verë, mirëpo deri te transferimi i tij nuk erdhi. Duro njeh mirë kualitetet e Cuculit,  pasi e ka pasur nën urdhrat e tij te Shkëndija e Tetovës dhe te Partizani, ashtu që drejtuesit e Flamurtarit kanë vënë kontaktet e para për t’ia plotësuar dëshirën strategut të tyre.

Rikujtojmë gjatë merkatos së verës, Flamurtari nga rradhët e Shkëndijës transferoi Artim Pollozhanin dhe brazilianin Viktor Nildo Xhufo, si dhe Goran Siljanovskin e Rabotniçkit dhe Muhamed Useinin e Renovës, ndërsa gjithashtu javë më parë kjo skuadër kishte bërë kontaktet e para edhe me shkupjanin e skuadrës kazake të Aktobe, Muarem Muarem.

Leave a Reply