Formacionet e mundshme nga super përballja, Juve-Napoli

Java e 15-të në elitën e futbollit italian me vete sjellë edhe super derbin midis Napolit dhe Juventusit. Takimi që do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në “San Paolo” pritet të sjellë emocione të mëdha, kjo bazuar edhe në formën momentale dhe renditjen aktuale të klubeve në renditje.

Napoli me 38 pikë dhe asnjë humbje pas 14 xhirove të para është lider në “Serie A”, teksa Juventusi me 4 pikë më pak ndodhet në pozitën e tretë.

“Corriere dello Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të këtij takimi. Si Napoli, ashtu edhe Juventus pritet të zbresin në fushë me skemën 4-3-3.

Te “Zonja e Vjetër” tashmë plotësisht është rikuperuar sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili do të jetë gati për takimin kundër ish-ekipit të tij, ndërsa në anën tjetër nuk do të mungojë edhe reprezentuesi shqiptarë, Elseid Hysaj, pa prezencën e të cilit nuk mund të paramendohet katërshja e fundit e Napolit.

Leave a Reply