Perishiç nuk mund të mbaj të qeshurat pasi kupton rezultatin nga ndeshja, Benevento-Milan (VIDEO)

Kroati Ivan Perishiç pa dyshim se është njëri ndër futbollistët më në formë te skuadra e Interit, që aktualisht mban pozitën e parë në “Serie A”.  Një gjë të tillë ai dëshmoi edhe në ndeshjen e së dielës ndaj Kievos kur realizoi “hat-trik” në fitoren 5:0 të skuadrës “neroaxurre”.

Mirëpo para fillimit të këtij takimi, teksa të besuarit e trajnerit Luçiano Spaleti po bënin nxemjen e zakonshme, Milani ishte duke zhvilluar momentet e fundit të ndeshjes ndaj skuadrës së fundit në tabelën e klasifikimit, Benevento.

Dhe pikërisht në sekondat e fundit të takimit “rossonerët” pësuan gol për barazim të rezultatit në 2:2, ndërsa me të kuptuar një gjë të tillë, Ivan Perishiç nuk mundi dot të mbajë të qeshurat.

Më pas kroati u përkujdes që edhe bashkëlojtarët e tij ta kuptojnë rezultatin nga ndeshja Benevento-Milan, duke bërë me gishta drejt tyre.

Leave a Reply