Ronaldo sonte vendosi rekordin e radhës në Ligën e Kampionëve

Edhe pse nuk po kalon momentet e tij më të mira gjatë këtij sezoni me fanellën e Realit të Madridit në aspekt individual, Kristiano Ronaldo, megjithatë nuk ndalet së regjistruari rekorde në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi portugez i Real Madridit është golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni,ndërsa sont me golin kundër Dortmundit në “Santiago Bernabeu”, u bë futbollisti i parë në histori që shënon gol në çdo ndeshje të fazës së grupeve.

Kristiano Ronaldo gjatë këtij edicioni në 6 ndeshjet e grupit “H”, ka shënuar 9-të gola (4 gola ndaj APOEL-it, 2 ndaj Tottenhamit dhe tre ndaj Dortmundit).

Leave a Reply