Mançester Junajted – Mançester Siti, formacionet zyrtare

Me fillim në ora 17:30 në “Olld Traford” në program është derbi ndeshja e javës së 16-të në Premierligë midis Mançester Junajtedit dhe Mançester Sitit.

Kjo super ndeshje pritet të dhurojë emocione dhe lojë të bukur, ndërsa një vëmendje të veçantë do të marrë edhe përballja mes dy ish trajnerëve të “El Clasicos”, Guardiolën e Barçës dhe Murinjon e Realit.

Dy teknikët sot do të sfidojnë stratëgjitë e njëri-tjetrit nën drejtimin e dy ekipeve të tjera, Murinjo me Junajtedin dhe Pep me Sitin.

Një “luftë” tepër interesante që mund të hapë garën për titull nëse “Djajtë e Kuq” i gëzohen fitores, në të kundërtën Siti me fitore eventuale do të ishte shumë pranë titullit kampion, edhe pse deri në mbyllje të sezonit ka edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar.

Formacionet zyrtare
Manchester United: De Gea, Valencia (C), Smalling, Rojo, Young, Matic, Herrera, Rashford, Lingard, Martial Lukaku.
Në stol: S.Romero, Lindelf, Jones, Shaw.
Trajner: J.Mourinho
Manchester City:  Ederson, Walker, Otamendi, Kompany (c), Delph, Fernandinho, De Bruyne, Silva, Sterling, Sane, Jesus.
Në stol: Bravo, Zinchenko, Gundogan, Bernardo, Mangala, Danilo, Aguero
Trajner: P.Guardiola

 

Leave a Reply